Frontera Medical SPA

Frontera Medical SPA është një platformë e integruar e mjekësisë estetike, mjekësisë rigjeneruese dhe mirëqenies (Medical Aesthetics, Regenerative Medicine, Wellness & SPA), e cila operon aktualisht me 6 pika (përfshirë një pikë sezonale në jug), është në proces zgjerimi me një qendër të re në Vlorë, si dhe ofron mundësinë e zgjerimit të biznesit përmes modelit Franchise.

Qendrat e saj ofrojnë një gamë të plotë shërbimesh mjekësore dhe bukuriE; nga konsultat dermatologjike, procedurat e injektueshme (filler, biostimulim), protokollet rigjeneruese (PRP, exosome) dhe teknologjitë më elitare laserike/trupore (DEKA, Virtue RF, Onda, CoolTech), e deri te ambientet relaksuese SPA, masazhet dhe shërbimet estetike të sallonit.