Ka njerëz që ndërtojnë një karrierë dhe ka të tjerë që me kalimin e viteve, ndërtojnë një univers.
Zajmira Qeraxhiu i përket kategorisë së dytë.
Rrugëtimi i saj profesional ndërthur sipërmarrjen, modën, artin, imazhin, diplomacinë dhe kulturën e luksit. I ndërtuar mes Shqipërisë dhe Italisë, ky rrugëtim ka nisur në botën e modës dhe është zhvilluar drejt biznesit, marrëdhënieve ndërkombëtare, image consulting dhe interior design.
Në vitin 2014 themelon Agency for Business Consultant, ndërsa në vitin 2017 krijon ZAMIRA Boutique & Atelier, duke i dhënë formë një vizioni personal ku moda nuk është thjesht veshje, por identitet.
Formimi në Image Fashion Consulting në Milano, specializimet në haute couture dhe masterclass-et me Maison Dior dhe Maison Chanel kanë ndërtuar një qasje ku estetika, eleganca dhe individualiteti bëhen një.
Si kostumografe për film, teatër, media dhe personazhe VIP në Shqipëri dhe Itali, ajo e sheh veshjen si një formë të rrëfimit vizual.
Ndërsa eksperienca në ZAMI Real Estate dhe Interior Design e ka zgjeruar këtë filozofi edhe në hapësirë: sepse për Zajmirën, luksi i vërtetë nuk është vetëm ajo që shohim, por ajo që përjetojmë.
Me një formim në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Leadership & Business Management, Image Consultant dhe Interior Design, ajo ka krijuar gjatë viteve një profil multidimensional, ku biznesi takohet me estetikën dhe kultura me imazhin.
Sot, Zajmira nuk është thjesht stiliste apo konsulente.
Ajo është ARCHITETTO D’IMMAGINE
Ajo e koncepton imazhin si arkitekturë: një strukturë që nis nga personaliteti dhe përfundon në mënyrën se si bota të percepton.
Nga moda te biznesi.
Nga arti te imazhi.
Nga veshja te hapësira.
Dhe pikërisht nga kjo ndërthurje lind kapitulli i saj i ri.
CULT of EXCELLENCE
Një revistë e konceptuar si një univers editorial, ku takohen ART, FASHION, LIFESTYLE, CINEMA, BUSINESS dhe SOCIAL CRITIC.
CULT of EXCELLENCE nuk është thjesht një revistë mode.
Është vazhdimi i një vizioni.
Një hapësirë për njerëzit, historitë, talentet, krijimet dhe idetë që meritojnë të shihen, të dëgjohen dhe të kujtohen.
Sepse pas viteve të kaluara duke kuruar imazhin, Zajmira zgjeron tashmë vizionin e saj: nga identiteti i individit drejt identitetit të një epoke.
CEO, Fashion & Creative Director
CULT of EXCELLENCE
ART • FASHION • LIFESTYLE • CINEMA • BUSINESS • SOCIAL CRITIC
Një emër.
Një vizion.
Një standard.
EXCELLENCE IS NOT A DESTINATION. IT IS A WAY OF LIVING.
Dhe ky është kapitulli i ri i Zajmira Qeraxhiut:
Jo vetëm të krijojë imazhe.
Por të krijojë një kulturë rreth tyre.
CULT of EXCELLENCE — where excellence becomes culture.
ZAMIRA — aty ku moda bëhet ART
Zajmira QERAXHIU
CEO, Fashion & Creative Director
CULT of EXCELLENCE
WhatsApp: +355672009769
Email: [email protected]




Leave a Reply